Kryeshefi ekzekutiv

Emrush Hyseni lindi më 3 tetor të vitit 1957, në Metehi të Komunës së Podujevës. Ka mbaruar Fakultetin e Shkencave Aplikative në Pejë. Është ekonomist dhe kontabilist i çertifikuar. Në vitet 1979-1982, si shef i kontabilitetit ka punuar në Shkollën Fillore “Vëllazërimi” në Obiliq. Si shef i kontabilitetit ka punuar edhe në vitet 1982-1992 në Bashkësinë Vetëqeverisëse të Interesit - BVI-në Komunale për Arsim, Kulturë dhe Sport në Prishtinë. Në kohën e masave të dhunshme të pushtetit serb në Kosovë, përjashtohet nga puna. Në vitet 1993-1999, si kontabilist ka punuar për një numër të madh biznesesh private, si dhe për Teatrin FDT që atë kohë ka vepruar në kuadër të Teatrit “Dodona”. Pas çlirimit të Kosovës, në vitin 1999, po në cilësinë e shefit të kontabilitetit kthehet në vendin e punës në NPL ”Sport Marketing”, ku ende vazhdon të punojë dhe ku për momentin është u.d. i Kryeshefit Ekzekutiv. Emrush Hyseni shquhet për përgjegjësi, përkushtim në punë, bashkëpunim ekipor dhe aftësi udhëheqjeje dhe planifikimi. Është i martuar, baba i dy fëmijëve. Jeton në Prishtinë.