
Historiku i Ndërmarrjes
Kompania Publike Komunale “Sport Marketing” sh.a, Prishtinë është themeluar me vendimin e Pleqësisë së Fondit të Kulturës Fizike dhe Sportit të Komunës së Prishtinës, nr. 499 të datës: 23.12.2091, viti i regjistrimit në regjistrin e Gjyqit Ekonomik të Prishtinës nën nr FI-2642/2091. Pas luftës NPK”Sportmarketing”- Prishtinë është regjistruar në administratën e UNMIK-ut me nr. 80283741.
Sipas Ligjit për ndërmarrjet publike (ligji nr.03/L-087) dhe Ligji për ndyshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-087 në Ligjin nr. 04/L-11. Ndërrmarrja ka Statusin e Shoqërisë Aksionare me 100% aksione të Komunës së Prishtinës dhe është e regjistruar si NPK “Sportmarketing” sh.a. e cila, përmes Bordit të Drejtorëve, i përgjigjet Komunës së Prishtinës si aksionar i vetëm.
Aksionarët kanë rregulluar statutin sipas ligjit të plotësuar së fundi dhe ka ndryshuar emrin dhe logon e ndërmarrjes. Nga Kompania Publike Komunale “Sportmarketing” sh.a në Ndërrmarrja Publike Lokale “Sport Marketing” sh.a. Prishtinë. NPL “Sport Marketing” sh.a. menaxhon, shfrytëzon, mirëmbanë dhe ndërton objekte sportive-rekreative. Selia e ndërmarrjes është në rrugën Sylejman Vokshi 5/A në Prishtinë.
Misioni i Ndërmarrjes
Misioni i NPL “Sport Marketing” sh.a Prishtinë, është orientimi i aktiviteteve të punës drejt klientit dhe do të ketë klientin në qendër të vëmendjes. Të gjithë klientët do të kenë trajtim dhe qasje në shërbime, pa diskriminim racor, relegjioz, gjinor etj.
Duke përmbushur këtë “mision” do të bëhet i mundur sigurimi i mjaftueshëm financiar, investimet dhe instalimi i tekniko-teknologjisë moderne, zgjerimin e shërbimeve sportivo-shendetësor dhe rekreativ, ngritjen e kapaciteteve intelektuale, transparencë dhe llogaridhënje, respektimin i ligjit dhe insalimin e kulturës së re menaxheriale, koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta institucionale për të ofruar shërbime cilësore në pajtim me standartet ndërkombëtare të edukimit sportivo-shëndetësor.
Vizioni i i Ndërmarrjes
Vizioni i NPL “Sport Marketing” sh.a. Prishtinë, është të jetë lider në ofrimin shërbimeve cilësore rekreativo-sportive.