KONKURS:PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË LIRË TË PUNËS-ZYRTAR/E PËR ÇËSHTJE LIGJORE DHE PERSONEL

KONKURS:PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË LIRË TË PUNËS-ZYRTAR/E PËR ÇËSHTJE LIGJORE DHE PERSONEL

Në bazë të nenin 8 të Ligjit Nr. 03/L-212 i Punës si dhe në bazë të nenit 5 të Rregullores për Marrëdhëniet në Punë të NPL “Sport Marketing” sh.a, Kryeshefi Ekzekutiv shpall:

K O N K U R S

PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË PUNËS


Titulli i pozitës: Zyrtar për çështje Ligjore dhe Personel

Nr. i referencës: NPL/KES

Titulli i mbikqyrësit: Sekretarit dhe Kryeshefit Ekzekutiv

Procedura e aplikimit: I jashtëm

Orët e Punës: 40 orë në javë

Kohëzgjatja e emërimit: Me kohë të pacaktuar

Nr. i ekzekutuesve: 1 (një) pozitë

Vendi i punës: Rr. Sylejman Vokshi, nr. 5/A, 10000, kati i parë 10000 Prishtinë, Kosovë.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përcjell dhe studion rregullativën ligjore në fushën e punës dhe biznesit që mbulon Ndërmarrjen dhe ua dërgon atyre kompenentëve , i informon ata për përmbajtjen e tyre dhe tregon zbatimin e tyre;
  • Përgatit akte normative dhe të përgjithshme të Ndërmarjes, kujdeset dhe është përgjegjës për zbatimin e tyre;
  • I jep interpretimet e nevojshme të dispozitave ligjore dhe akteve të përgjithshme , Kryeshefit Ekzekutiv , Sekretarit dhe organeve tjera të Ndërmarjes;
  • Harton kontrata, marrëveshje dhe forma tjera të shkruara me përdoruesit e shërbimeve të Ndërmarrjes;
  • Në bashkëpunim me Sekretarin dhe ekzekutorët e tjerë , monitorojnë kryerjen e punëve nga personat e kontraktuar , ndërhyjnë kur vërejnë devijimin e tyre , d.m.th. apo shmangien dhe kur ështe e nevojshme ndërmeren veprime të caktuara juridike;
  • Kryen përgatitjen profesionale të materialeve për organet e Ndërmarrjes;
  • Harton dhe formulon me shkrim vendimet , konkluzionet dhe qëndrimet e organeve të Ndërmarjes;
  • Merr pjesë në mbledhjet e organeve të qeverisjes koorporative dhe mban procesverbal kur mungon sekretari;
  • Përgatit përgjigje për padi , propozime , kundërshtime ndaj vendimeve gjyqësore dhe në të gjitha parashtresat tjera në fushën e drejtësisë , sipas udhëzimeve dhe dakordimit të Sekretarit apo në avokati që përfaqëson Ndërmarrjen dhe Kryeshefit Ekzekutiv;
  • Bashkëpunon me institucione, organe dhe institucione përkatëse me qellim të përmirësimit të punëve juridike dhe bënë syrgjerime për përmirësimin e punëve në fushëen e shërbimit;
  • Kryen punë dhe detyra administrative dhe teknike në fushën e rekreutimit, caktimit në vende të punës dhe ndërprerjen e punës të punonjësve në Ndërmarrje;
  • Harton kontrata pune dhe vendime për punonjësit , bazuar në vendimet e Kryeshefit Ekzekutiv ;
  • Mban Librin Amë të punëtorëve , evidencat e nevojshme dhe dosjet personale të punonjësve;
  • Mban shënime të përvojës së punës , përgatitjeve profesionle ,pushimeve vjetore , pushimeve me pagesë dhe papagesë si dhe të gjitha evidencat e tjera të përcaktuara me ligj dhe është përgjëgjës pëe saktësinë e tyre;
  • Kryen kontrollin e saktësisë nga fletët e punës së punonjësve;
  • Bashkëpunon në mënyrë të pavarur me Qendren e Punësimit , Trustin , Fondin e Sigurimit Shëndetësor etj,
  • Jep informacione në fushën e rregulloreve për marrëdhëniet e punës , punonjësve që janë të rëndësisë për ta;
  • Mban shënime për praninë dhe mungesën e punonjësve në punë ;
  • Kryen dhe punë tjera në veprimtarinë e shoqërise me urdhër të Sekretarit;

Shkathtësitë e kërkuara:

– I preferuar Provimi I Jurisprudencës;

– Njohuri për një gjuhë të huaj;

– Aftësi kompjuterike;

Kualifikimet dhe përgatitja profesionale

Përgatitja shkollore: Fakulteti Juridik; , Master apo Bachelor

Përvoja e punës:  2 vite përvojë pune në profesion.

Informatë për procedurën e konkurimit

  Aplikantët e interesuar për këtë vend pune duhet të bashkangjesin këto dokumente:

  • Aplikacionin e plotësuar.
  •  CV e aplikantit.
  • Dëshminë e kualifikimit shkollor.
  • Dëshminë mbi përvojën e punës, referencat si dhe certifikata tjera profesionale.
  • Certifikatën nga Gjykata që nuk jeni nën hetime (Valide).
  • Dokumentin e identifikimit – letërnjoftimi i fotokopjuar.
  • Letër Motivuese për pozitën të cilën aplikoni.

Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e publikimit në faqet zyrtare të NPL “Sport Marketing” sh.a, si dhe në gazetat ditore, duke filluar nga data:05.05.2023-20.05.2023 si datë e mbylljes së konkursit. Aplikacionin mund ta merrni dhe ta dorëzoni në zyrat e NPL SPORT MARKETING SH.A. Rr. Sylejman Vokshi, nr. 5/A, 10000, kati i parë 10000 Prishtinë, Kosovë dhe Email: kpk_sportmarketing@yahoo.com , çdo ditë pune prej orës 08:00 – 16:00. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen, ndërsa aplikacionet e mangëta refuzohen. Informatat shtesë mund të sigurohen përmes numrit të telefonit: 038-704-779.