Në bazë të nenin 8 të Ligjit Nr. 03/L-212 i Punës si dhe në bazë të nenit 5 të Rregullores për Marrëdhëniet në Punë të NPL “Sport Marketing” sh.a, Kryeshefi Ekzekutiv shpall:
K O N K U R S
PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË PUNËS
Titulli i pozitës: Koordinator/e për manifestime sportive
Nr. i referencës: NPL/KES
Titulli i mbikqyrësit: Menaxheri I Departamentit , Kryeshefi Ekzekutiv
Procedura e aplikimit: I jashtëm
Orët e Punës: 40 orë në javë
Kohëzgjatja e emërimit: Me kohë të pacaktuar
Nr. i ekzekutuesve: 1 (një) pozitë
Vendi i punës: Rr. Sylejman Vokshi, nr. 5/A, 10000, kati i parë 10000 Prishtinë, Kosovë.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Merr pjesë në përgatitjen , organizimin dhe realizimin e garave sportive dhe manifestimeve rekreative në ambientet sportive të NPL- së;
- Vepron në formimin dhe zhvillimin e sistemeve të menaxhimit, motivimit dhe planifikimit të buxhetit në fushën e kulturës fizike dhe sportit;
- Merret me promovimin dhe marketingun e stileve të jetesës së shëndetshme
- Koordinon punën e klubeve sportive dhe shoqatave;
- Ofron ndihmë profesionale në hartimin e akteve normative dhe planeve financiare të klubeve sportive dhe shoqatave;
- Bashkëpunon me kompani të ndryshme për organizimin e rekreacionit të punonjësve
- Kujdeset për mirëmbajtjen e mjeteve themelore dhe inventarit(aseteve);
- Harton projekte me rëndësi për sportin dhe edukimin fizik me qëllim të gjetjes së burimeve alternative të financimit;
- Bashkëpunon me Ministritë kompetente dhe struktura tjera qeveritare të cilat meren me sport dhe kulturë fizike;
- Merr pjesë aktive në ndarjen e terminëve të përdorimit të pishinës , terreneve dhe objekteve tjera të cilat i shfrytëzon NPL;
- Kryen dhe detyra tjera sipas urdhërit të Menaxherit dhe Kryeshefit;
Shkathtësitë e kërkuara:
– Njohuri për të punuar në kompjuter(Microsoft Office)
– Njohuri e gjuhës angleze
Kualifikimet dhe përgatitja profesionale
Përgatitja shkollore: Master/Bachelor – Fakulteti I Sportit dhe Edukimit Fizik
Përvoja e punës: Të paktën 2 vite përvojë pune në profesion.
Informatë për procedurën e konkurimit
Aplikantët e interesuar për këtë vend pune duhet të bashkangjesin këto dokumente:
- Aplikacionin e plotësuar;
- CV e aplikantit;
- Dëshminë e kualifikimit shkollor;
- Dëshminë mbi përvojën e punës, referencat si dhe certifikata tjera profesionale;
- Certifikatën nga Gjykata që nuk jeni nën hetime (Valide);
- Dokumentin e identifikimit – letërnjoftimi i fotokopjuar;
- Letër Motivuese për pozitën të cilën aplikoni;
Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e publikimit në faqet zyrtare të NPL “Sport Marketing” sh.a, si dhe në gazetat ditore, duke filluar nga data:08.05.2023 deri më:22.03.2023 si datë e mbylljes së konkursit. Aplikacionin mund ta merrni dhe ta dorëzoni në zyret e NPL SPORT MARKETING SH.A. Rr. Sylejman Vokshi, nr. 5/A, 10000, kati i parë 10000 Prishtinë, Kosovë dhe Email: kpk_sportmarketing@yahoo.com , çdo ditë pune prej orës 08:00 – 16:00. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen, ndërsa aplikacionet e mangëta refuzohen.
Informatat shtesë mund të sigurohen përmes numrit të telefonit: 038-704-779.